IHMK-ja përmes një komunikate për media bën të ditur se në ditën e fundit të vitit 2018 pritet të ketë reshje të dobëta bore, kurse përgjatë pesë ditëve të ardhshme temperaturat do të zbresin në -7 gradë Celsius.
“Temperaturat minimale për ditën e nesërme parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius”, thotë IHMK, transmeton Koha.net.
Më tutje thuhet se nga dita e martë do të ketë rënie të lehta të temperaturave minimale duke vazhduar deri -7 gradë Celsius në fundjave, ndërsa maksimalet do të jenë afërsisht të ngjashme me ditët e javës që lamë.
Shtypja atmosferike vazhdon t’i mbajë vlerat e mbi normales. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s.
Kosova me epërsi minimale pas pjesës së parë – Jashari...
Haradinaj përcjell ndeshjen Kosovë-Letoni: Të gjithë sonte m...
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...