Mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, Rohde: Opozita duhet t’i japë fund bllokadës

14:19 | 23 Tetor 2023
A Z

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur i shqetësuar me mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga opozita në Kuvendin e Kosovës.

Rohde ka deklaruar se opozita duhet t’i jap fund bllokadës.

“Të shqetësuar për mosmiratimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend që mund të sjellin miliona përfitime për qytetarët kosovarë. Projekte të mëdha energjetike dhe bujqësore janë në rrezik. Duhet një qasje konstruktive nga të gjithë aktorët, opozita duhet t’i japë fund bllokadës”, shkroi Rohde në platformën X./Arbresh.info/

Të ngjashme