Analisti Lulzim Peci, ka thënë se disa politikane dhe “eksperte” kane harruar qe shpallja dhe njohja e Pavarësisë se Kosovës është bere ne baze te Pakos se Ahtisarit.
Peci përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se po anashkalohet fakti i zonave kadastrale për përcaktimin e kufijve të komunave dhe shtetit, ashtu edhe si e përcakton ky dokument, Pakoja e Ahtisarit.
“Po me duket se disa politikane dhe “eksperte” kane harruar qe shpallja dhe njohja e Pavarësisë se Kosoves eshte bere ne baze te Pakos se Ahtisarit, dhe e anashkalojnë faktin e zonave kadastrale për percaktimin e kufinjeve te komunave dhe shtetit tone, ashtu edhe si e percakton ky dokument. Me kete nuk është duke bere asgje tjeter, perpos minimit te shtetesise tone, qe perpos pasojave te brendshme, do te ballafaqohemi edhe me ato te jashtme. Mos-liberalizimi i vizave mund te jete pasoja me e vogel. Është koha e fundit t’i themi mjaft aventurave me te ardhmen e popullit tone”, ka shkruar Peci në Facebook.
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut