Mosparaqitja e Kurtit në Prokurori, Gashi: Sinjal i gabuar që u dërgohet qytetarëve

13:44 | 16 Dhjetor 2024
E.H

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se mos paraqitja e kryeministrit Albin Kurtin në Prokurorinë Speciale është një sinjal i gabuar që u dërgohet qytetarëve.

Në konferencën për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Gashi tha se kjo është një dëmtim i sistemit dhe demokracisë

“Dua të flas rreth mosparaqitjes së kryeministrit në Prokurorinë Speciale. Sinjali që dërgohet është sinjal i gabuar. Qytetarëve të Kosovës iu dërgohet sinjali nga kryeministri se ata mund të anashkalojnë Gjykatën dhe Prokurorinë, dhe ky është një model i sjelljes së Lëvizjes Vetëvendosje. Kur deputetët e LVV-së dhe kryeministri kanë qenë të akuzuar për dhunën që kanë ushtruar brenda institucionit , pra Kuvendit të Kosovës dhe jashtë tij, i kanë tej zgjatur rastet duke i çua në parashkrim, dhe ky po ashtu është një sinjal i gabuar për qytetarët e Kosovës. Ky është një dëmtim i sistemit dhe demokracisë”, tha Gashi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme