Ani se marrëveshja për Energjinë mes Kosovës dhe Serbisë është arritur në vitin 2013, as ajo e as udhërrëfyesi i saj nuk ka gjetur zbatim në katër komunat veriore të Kosovës.
Qytetarët e Mitrovicës së veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut nuk kanë dhënë asnjë cent për energjinë elektrike të shpenzuar nga ta.
Kjo pasi, që nga viti 1999, qytetarët e komunave të tjera të Kosovës ua kanë paguar atyre faturat e energjisë elektrike, ndërsa nga vitit 2017 energjia në atë pjesë është paguar nga Qeveria e Kosovës.
Shfrytëzimi i energjisë elektrike në këto katër komuna, e në shumë raste edhe keqpërdorimi i saj ka marr fund me fillim të vitit 2024.
Kjo pasi kompania serbe, Elektroserver ka nënshkruar kontratë komerciale për energjinë me Kompaninë Kosovare për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS).
Marrëveshja e re u përshëndet nga e gjithë arena ndërkombëtare, teksa vlen të theksohet se kjo kontratë u mundëson qytetarëve në katër komunat veriore që nga 1 janari 2024 të u regjistrohet energjia e shpenzuar të cilët pastaj do ta paguajnë njësoj vet konsumatorët njësoj si në pjesët e tjera të shtetit.
“Faji ishte i ndërkombëtarëve që serbët në veri nuk kanë paguar energjinë elektrike”
Ndonëse janë dashur mbi dy dekada që kjo të arrihet, njohësi i çështjeve të ekonomisë, Mustafë Kadrijaj e ka mirëpritur këtë vendim, teksa fajëson ndërkombëtarëve që qytetarët deri me tani kanë paguar energji elektrike që nuk është shpenzuar nga ta.
“Ky vendim i qeverise është për tu përshëndetura për faktin që ka qenë një padrejtësi ndaj qytetarëve me pagu për diçka që nuk kanë shpenzuar. Por kjo papërgjegjësi i ngarkohet vlerësoj ndërkombëtareve duke filluar nga UNMIK-u dhe në përgjithësi, ambasadat perëndimore duke ju imponuar qeverive te Kosovës në vazhdimësi që të paguajnë energjinë për veriun nga taksat e qytetarëve”, ka thënë Kadrijaj.
Ai uron që ky vendim të jetësohet dhe të largohet padrejtësia nga shumica e qytetarëve të Kosovës, ndërsa potencon se një gjë e tillë është dashur të ndodh më herët.
“Me këtë rast uroj që mos të mbetet vetëm vendim por letë jetësohet dhe të largohet njëherë e përgjithmonë kjo padrejtësi për shumicën e qytetarëve të Kosovës.
Se a është dashur që të ndodh më herët, po padyshim por krahas fajit që kanë pas ndërkombëtarët nuk mund ti amnistojmë edhe ish qeveritë e Kosovës për inferioritetin e treguar ndaj ndërkombëtareve, pra nëse ky vendim i Qeverisë jetësohet është për tu përshëndetur për faktin që do marr fund një padrejtësi që nga mbas lufta që i është bërë shumicës së qytetarëve të Kosovës duke iu faturuar për diçka që nuk kanë shpenzuar”, u shpreh ai.
Ekonomistit, Burim Berisha, për portalin Arbresh.info tha se vendimi për energjinë elektrike në veri nuk është diçka e re, pasi sipas tij, vetëm është duke u zbatuar marrëveshja e vitit 2013 dhe 2015.
“Po është një vendim shumë i mirë që qytetarët e pjesëve tjera nuk do të paguajnë për rrymën e shpenzuar në veri. Por ky vendim nuk është diçka e re, vetëm se është duke u zbatuar marrëveshja e vitit 2013 dhe 2015 për energjinë elektrike në veri, të cilat marrëveshje ishin kundërshtuar po nga këta që po qeverisin me Kosovën se ishin në opozitë. Këto vendim e kanë pasur kohën se kur do të fillonin mu zbatu në vitin 2013”, u shpreh Berisha.
Mes tjerash, Berisha potencon se bashkësia ndërkombëtare nuk ka lejuar që kjo marrëveshje të zbatohet më herët për siç thotë ai, të ndaluar dhunën e serbëve.
“Arsyeja pse në 2013 është se bashkësia ndërkombëtare më herët nuk e ka pa të nevojshme një veprim të tillë, për të mos i nxitur serbët në reagime të dhunshme pas pavarësisë dhe integrim të tyre në struktura shtetërore. Pra pse jemi kaq vonë në mos pagesën e rrymës nga ana e serbëve në pjesën veriore dhe tarifimin e saj për pjesën jugore, në këtë rast më shumë janë fajet te qeveria e sotme e opozita e djeshme se sa te të tjerët”, potencoi ai.
Tutje, ai shtoi se marrëveshja që po zbatohet është e vitit 2013 dhe 2015 dhe nuk i është ndryshuar as edhe një presje, sipas tij.
“Kjo marrëveshje që ka filluar të sabotohet nga 1 janari i 2024 nuk e ka asnjë presje të ndryshuar nga ajo e 2013 dhe 2015. Ne sot e kemi kompaninë serbe Elektroserver që do të bëj faturimin dhe do ti marri pagesat e asaj pjese. Pra me një fjalë janë humbur 10 vite kohë dhe miliona euro për asgjë”, theksoi në fund Berisha.
Marrëveshja Elektroserver-KEDS
Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen e parë për energjinë në vitin 2013.
Ndër të tjera, ajo parasheh formimin e kompanisë Elektrosever, e cila do të furnizojë konsumatorët me energji elektrike, do të ofrojë shërbime të shpërndarjes, gjegjësisht dhënien dhe mbledhjen e faturave, si dhe mirëmbajtjen dhe lidhjen fizike të konsumatorëve të rinj.
Më pas, në vitin 2015 janë miratuar Konkluzionet për zbatimin e marrëveshjes për energjinë, të cilat parashikojnë hapa konkretë për themelimin e Elektroseverit, sipas ligjeve të Kosovës.
Hapat në drejtim të zbatimit të marrëveshjes, të cilët është dashur të bëhen brenda 100 ditëve, nuk u realizuan brenda atij afati.
Kosova dhe Serbia ia faturonin përgjegjësinë njëra-tjetrës, ndërsa Bashkimi Evropian, më herët, deklaroi se vonesa ishte shkaktuar për “arsye teknike”.
Ndërsa nga 1 janari 2024, Elektroserver ka filluar të tarifoj energjinë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës, në Mitrovicën e veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...