Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i pyetur se përse Kosova nuk arriti të i bind ndërkombëtarët që të ndëshkojnë Serbinë për sulmin terrorist në Banjskë, është shprehur se kemi të bëjmë me një kalkulim politik të partnerëve.
Sipas Maqedoncit mungesa e ndëshkimit të ashpër për Serbinë nga BE dhe SHBA ka qenë një lëvizje taktike për të mundësuar vazhdimësinë e dialogut.
“Unë mendoj se të gjithë partnerët ndërkombëtarë janë të bindur se përveçse ky grup terrorist ka pasur synim për ndarje dhe aneksim të një pjese të territorit të vendit tonë, gjithashtu ka pasur edhe lidhje me strukturat shtetërore. Këtë e kanë thënë faktikisht ata që kanë deklaruar më në detaje rreth çështjes së Banjskës. Besoj se është bërë një kalkulim politik nga bashkësia ndërkombëtare në këtë rast. Një pjesë e partnerëve tanë kanë konsideruar që të zhvillojnë një politikë më të butë në raport me Serbinë në këtë situatë, ndoshta nga këndvështrimi i tyre për të mundësuar vazhdimin e dialogut”, tha Maqedonci për A2CNN.
Por rrjedha historike e ngjarjeve në Ballkan sipas ministrit kosovar të Mbrojtjes, e ka treguar përherë se Serbia ulet në tryezë dhe zbutet vetëm kur përdoret “forca”.
“Mirëpo ne kemi pasur në këtë rajon kurdoherë situata të tilla ku për Serbinë, i vetmi mjet për ta detyruar të ulet dhe të bëjë zgjidhje politike ka qenë forca. Unë mendoj se është dashur një reagim më i fortë, është dashur t’i vendosen sanksione dhe është dashur t’i bëhet me dije Serbisë se kjo qasje hegjemoniste dhe agresive ndaj fqinjëve nuk mund të prodhojë rezultat tjetër përveç atij si në Banjskë”, tha Maqedonci.
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...