Demarkacioni do të sillet në kuvend ne javën e ardhshme.
Kështu pohon deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, që shton se këtë e thotë në bazë të informatave që sot kanë marrë nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri, Isa Musafa.
“Kam thënë se për mua versioni që e ka dhënë Murat Meha, si profesionist por që vjen edhe nga një familje politike është më i besueshëm”, ka thënë Haxhiu, njofton Klan Kosova.
E nëse nuk kalon miratimi i kësaj marrëveshjeje, atëherë sipas Haxhiut zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.
“Nëse nuk kalon demarkacioni sigurisht që duhet të shkohet në zgjedhje”, ka theksuar Haxhiu në Ora e Fundit.
“Nëse kalon, do të ketë liberalizim vizash dhe qeveria vazhdon punën. Ose do të kalojë për pak, ose do të dështojë për pak”.
“Ky koalicion është bërë për të çuar procese të mëdha përpara, zhvillim ekonomik, liberalizim vizash”.
Ai pohon se në rast të prishjes së koalicionit PDK – LDK vendi ka nevojë që në krye të institucioneve që vije dikush që ka karizëm.
“Për momentin ne shohim që kjo qeveri, kryeministri Mustafa nuk e ka karizmin e Hashim Thaçit, është më i ngathët dhe vërehet kjo në vendim marrje. Asnjë gozhdë nuk është vendosur në stadiumin “Adem Jashari”, ka një vit që jemi pranuar në FIFA dhe UEFA dhe ne ende zhvillojmë ndeshjet në terrene të jashtme”, ka shtuar Haxhiu.
Aksion i policisë në 14 lokacione, arrestohen 20 persona – s...
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...