Mosmarrëveshjet Vetëvendosje – LDK në Prizren lihen anash për shkak të koronavirusit

11:50 | 23 Maj 2020
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka në një intervistë të dhënë për arbresh.info ka deklaruar se me LDK-në në nivel lokal kanë mosmarrëveshje, por të gjitha këto i kanë lënë anash për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

“Me LDK-në kemi pasur një lloj problemi që ata nuk kanë respektuar marrëveshjen për kryetarin e Asamblesë Komunale edhe me ndryshimet që kanë ndodhur për shkak të zgjedhjeve të kaluara. Pas këtyre kemi pasur problemin e pandemisë dhe për hir të kësaj kemi ndërprerë përplasjet politike. Gjatë kësaj periudhë nuk kemi pasur asnjë seancë, prandaj të gjitha mosmarrëveshjet i kemi lënë anash deri në tejkalim të situatës”, tha Haskuka.

Ndryshe koalicioni LVV-LDK në Komunën e Prizrenit kishte ardhur në pikën e ndarjes së rrugëve për shkak të mosmarrëveshjes së tyre në zgjedhjen për kryetarit të Asamblesë Komunale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme