Mosmarrëveshjet politike Kosovë-Serbi ngadalësojnë orët në Evropë

09:44 | 8 Mars 2018
Arbresh.info

Mosmarrëveshjet politike midis Kosovës dhe Serbisë kanë shkaktuar probleme teknike në rrjetin e energjisë elektrike të Evropës.

Sipas, në një deklaratë të lëshuar nga Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji Elektrike (ENTSO-E) apelohet që përveç zgjidhjes teknike të problemit të devijimit të frekuencave që ndodhi në Evropë, ky problem në mënyrë urgjente të zgjidhet edhe nga aspekti politik.

Në këtë deklaratë thuhet se në Sistemin e Energjisë Elektrike të Kontinentit të Evropës, i cili sinkronizohet në 25 shtete të Evropës nga Spanja në Turqi, nga Polonia në Holandë, që nga mesi i muajit janar ka një devijim të frekuencave të sistemit, shkruan Telegrafi.

Devijimet e energjisë vijnë nga zona e kontrollit e quajtur Serbia, Maqedonia, Mali i Zi (blloku SMM) dhe posaçërisht Kosova dhe Serbia dhe kanë çuar në një rënie të lehtë në mesataren e frekuencës elektrike.

Në deklaratë theksohet se arsyeja e devijimit është se gjatë kësaj periudhe Kosova nuk ka arritur që të prodhojë energji elektrike që do t’i mjaftonte për veten,duke shtuar se Serbia ka përgjegjësinë e përmbushjes së nevojës së mangët të energjisë elektrike të Kosovës, në mënyrë që rrjeti i energjisë elektrike në Evropë të jetë në gjendje stabile.

Më tej thuhet se devijimi në frekuenca ka ndikuar edhe në orët digjitale, duke theksuar se këto orë kohë pas kohe kanë treguar edhe vonesa deri në 6 minuta.

Në anën tjetër, ENTSO-E është shprehur se kjo gjendje e cila nuk është parë më parë, ka shkaktuar humbjen e 113 GWh të energjisë elektrike. Nga atje apeluan që sa më shpejtë të lihen anash armiqësitë politike midis dy vendeve fqinje të Ballkanit dhe të përcaktohet sa më shpejtë se nga kush do të përmbushet humbja në fjalë.

Një rrjet energjie sinkrone është një rrjet i gjerë i zonës që mbulon vende ose rajone të ndryshme që veprojnë në një frekuencë të sinkronizuar dhe është e lidhur elektrike në sistem gjatë kushteve normale të sistemit. Në Evropën kontinentale, frekuenca e sinkronizuar është 50 Hz.

Për sistemin që duhet të funksionojë frekuenca nuk mund të shkojë nën 47.6 dhe mbi 52.4 Hz. Në vlerat ekstreme të 47.5 (nën frekuencën) dhe 52.5 (mbi frekuencën), të gjitha gjenerimet dhe pajisjet e lidhura do të shkëputeshin automatikisht. Frekuenca mesatare e periudhës që nga mesi i janarit 2018 deri më sot ka qenë rreth 49.996 Hz.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme