Një person është plagosur në këmbë për shkak të një mosmarrveshje rreth një borxhi.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur para dy ditësh në Prishtinë, shkruan arbresh.info
Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, i cili më pas është liruar.
“Prishtinë 09.07.2022 – 22:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi ishte plagosë në këmbë nga i dyshuari tjetër mashkull kosovar i cili pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes. Në veturën e të dyshuarit njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar dy thika. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...