Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Viti, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik, ka kanosur me armë zjarri një person tjetër.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit me një karikator dhe katër fishekë të kalibrit 6 mm.
Tutje, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
‘Rr. Adem Jashari, Viti 29.12.2023-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik, ka kanosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit me një karikator dhe katër fishekë të kalibrit 6 mm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...