Google ADS

Mosmarrëveshje në lokal, tenton të gjuajë me armë 5 persona

10:13 | 27 Mars 2018
Arbresh.info

Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar pas një mosmarrëveshje në një lokal në Fushë – Kosovë ka tentuar që të gjuajë me armë zjarri ndaj pesë personave të dyshuar të panjohur.

Të dyshuarit e kanë sulmuar atë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Njësitë policore tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja dhe një armë zjarri.

I lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor nën përkujdesje policore./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme