Oda e Infermiereve , mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë e kanë dënuar incidentin që ka ndodhur sot në QKUK në mes të një mjeku dhe një infermieri.
Nga OIK kanë kërkuar që të menaxhmenti i QKUK-së të dënojë dhunën dhe të marrë masa ndaj çdokujt që dhunën e përdor si mjet për zgjidhjen e problemeve.
“OIK po ashtu, përmes organeve të veta, do të hetojë nëse ka pasur shkelje etike nga ana e anëtarit të saj të përfshirë në këtë incident dhe kërkon posaçërisht nga punonjësit shëndetësorë që të përmbahen nga mosdurimi që mund të çojë deri tek përdorimi i dhunës, si një akt i shëmtuar, posaçërisht kur ndodhë ndërmjet punonjësve shëndetësorë”, thuhet në reagimin e tyre.
Reagimi i plotë:
Dënojmë incidentin në mes profesionistëve shëndetësor
Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, dënon incidentin që ka ndodhur në Qendrën Emergjente të QKUK ndërmjet një mjeku dhe një infermieri.
OIK, duke dënuar dhunën që ka ndodhur, kërkon nga menaxhmenti i QKUK-së që të ndërmarrë masa disiplinore ndaj kujdo që dhunën e përdorë si mjet për zgjidhje të problemeve.
OIK po ashtu, përmes organeve të veta, do të hetojë nëse ka pasur shkelje etike nga ana e anëtarit të saj të përfshirë në këtë incident dhe kërkon posaçërisht nga punonjësit shëndetësorë që të përmbahen nga mosdurimi që mund të çojë deri tek përdorimi i dhunës, si një akt i shëmtuar, posaçërisht kur ndodhë ndërmjet punonjësve shëndetësorë.
Gjithashtu, besojmë shumë që edhe organet e Odës së Mjekëve, do të veprojnë sipas kompetencave për të ndërmarrë veprime në funksion të zbatimit të ligjshmërisë për rastin në fjalë.
Me respekt
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë /arbresh.info/
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...
Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip
U përplas nga makina, ndërron jetë në spital 65-vjeçari në T...
Rusia pretendon se ka penguar një komplot ukrainas për vrasj...
Trump i kërkon Gjykatës së Lartë të shtyjë vendimin për ndal...
Gresa dhe Gjesti ironizojnë rikthimin e Fitimit: ‘Ta ka drid...