Moskrijimi i shpejtë i institucioneve mund të ketë ndikim në ekonomi dhe në politikën e brendshme dhe të jashtme të Kosovës, thonë analistët.
Fusha e cila nuk preket, sipas tyre, është ajo e sigurisë.
Vonesat e mundshme për krijimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit, këtë rast Kuvendi dhe Qeveria, po shihen si të panevojshme dhe të dëmshme për vendin nga njohës të rrethanave politike, ekonomike e të sigurisë.
Ramush Tahiri, analist, thotë se synimi i Kosovës tashmë është i qartë, rruga drejt Bashkimit Evropian, por që, sipas tij, moskrijimi i shpejtë i institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit do të ketë efekte negative në agjendën e Kosovës.
Ai shton se Kosova ashtu-kështu është vonuar karshi detyrave që duhen bërë vendi.
Ndërsa njohësi i çëshjteve të ekonomisë Ejup Gojnovci, tha se vonesat në krijimin e institucioneve të reja do të ndikojnë direkt në rënien e investime të huaja.
Sipas tij, një praktikë e tillë kishte ndodhur më 2014 kur vendi ishte në bllokadë totale e që sipas Gojnovcit investimet që llogariten të humbura për shkak të atyre rrethanave, ishin mbi 120 milionë euro.
Njohësi i rrethanave të sigurisë Avni Islami, thotë për televizionin publik se pavarësisht nëse mund të ketë vonesa në formimin e institucioneve të reja, kjo situatë nuk do të ndikojë në aspektin e sigurisë në Kosovë.
Sipas tij, institucionet e sigurisë janë duke bërë punën e tyre bazuar në kompetencat që kanë.
Thirrje për krijimin sa më shpejt të institucioneve të reja kanë bërë edhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.
“Të formohet Kuvendi dhe Qeveria në mënyrë që punët e ndërlidhura me zhvillimin ekonomik, promovimin e sundimit të ligjit, dialogun me Beogradin me ndërmjetësimin e BE-së dhe liberalizimin e vizave, të përparojnë pa shtyrje të mëtejme” ka thënë zëdhënësja Maja Kocijançiq.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës