Është shtyrë për një datë të pacaktuar, seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku do të diskutohej për shqyrtimin e Projekt-Rezolutës për tri vjet qeverisje.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit tha se partia e tij tash e tre muaj ka vendos në kryesi një kërkesë për një debat për tri vjet qeveri.
Sipas deputetit ky do të ishte një ballafaqim i vërtetë.
“Në diskutim edhe me grupet parlamentare edhe në mungesë të deputetëve një temë kaq të rëndësishme, që do të jetë një ballafaqim i vërtet mes opozitës në mes të neve si grup dhe kryeministrit, nuk do të duhej të ndodhte pa një dakordim të plotë dhe pa pjesëmarrje të deputetëve”, tha Tahiri.
Ai tha se Kryesia e Kuvendit do të vendos për datën tjetër.
Ndërsa, kryetari i Kyvendit, Glauk Konjufca tha se kur të ketë gatishmëri të deputetëve do të mbahet seanca.
Konjufca tha se është e papërgjegjshme të presin më gjatë, pasi që të zhvillohet seanca në sallë duhet të jenë 61 deputetë.
“Merremivesh për një datë tjetër kur do të ketë kohë kryeministri, atëherë vijmë në Kuvend”, tha kryekuvendari./Arbresh.info/
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat