Mbi 1000 pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë arritur moshën 55 vjeçare. Me këtë moshë këta policisë do të mund të dilnin në pension po të miratohej Ligji për Pensionimin e Parakohshëm të Policisë së Kosovës.
Sipas njohësit të çështjeve të sigurisë, Plator Avdiu, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), më shqetësuese është që shumica e pjesëtarëve janë mbi 40 vjet.
Sipas tij, nëse nuk miratohet ky ligj, gjërat do të komplikohen edhe më shumë.
“Në fakt nuk është numri shumë i madh i atyre që e arrijnë moshën 55 vjeçare më duket është diku 1000 mbi 1000 ose nën 1000, mirëpo ajo çka është më shqetësuese është që shumica janë mbi 40 vjet dhe nëse nuk do të kemi ligj në një periudhë pesë deri 10 vjet që nuk besoj se do të jetë rasti, atëherë do të thotë gjërat mund të komplikohen edhe më shumë”, thotë Avdiu për Ekonomia Online.
Sipas Avdiut, një ligj i tillë do të ishte shumë i dobishëm, mirëpo ai ka mbetur në sirtarët e Qeverisë, për shkak të implikimit të madh buxhetor.
“Ligji sigurisht që do të ishte mjaft i dobishëm po të miratohej mirëpo ka mbetur nëpër sirtarët e qeverisë për shkak se sipas informatave që kemi ky ligj ka implikim të madh buxhetor dhe financiar edhe qeveria ka ardhur në një situatë kur nuk ka mjete financiare që ta mbulojë pensionimin e parakohshëm të zyrtarëve policor”, theksoi ai.
Avdiut thotë duke marrë parasysh mplakjen e Policisë së Kosovës, hartimi i këtij ligji do të ndihmonte jo vetën në pensionimin e parakohshëm të tyre, por edhe transformimin gradual të Policisë në mënyrë që të ketë rekrutim të zyrtarëve të rinj.Avdiu pret nga Qeveria e Re që të ketë prioritet të veçantë reformën në sektorin e sigurisë veçanërisht në Policinë e Kosovës.
“Qeveria e re do duhej të kishte prioritet të veçantë d.m.th reformën në sektorin e sigurisë veçanërisht në Policinë e Kosovës që ta miratonte këtë ligj dhe përveç të bënte pensionim të parakohshëm të siguron edhe sigurime shëndetësore mirëpo edhe sigurime jetësore për policinë e Kosovës për shkak se ka shumë probleme ku zyrtarët policorë në rast të aksidenteve të ndryshme për shkak të rrezikshmërisë në punë dhe ndjeshmërisë me punën me të cilën ballafaqohen dhe nuk përfitojnë nga këto lloj të sigurimeve që d.m.th është fatale sepse jemi vendi ku policia e Kosovës është e vetmja më duket në rajon që nuk sigurim shëndetësor”, u shpreh Avdiu.
Ndërsa, nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli, thotë se çdo ministër i Punëve të Brendshme prioritet ka pasur pensionimin e hershëm të Policisë së Kosovës.
“Tash me këtë propozimin për projektligj veç po bëhen 10 vjet që flitet. Çdo ministër që ka ardhur te ne në Ministrinë e Punëve të Brendshme prioritete ka pasur pensionimin e hershëm ta quaja apo pensioni 55 vjeçar. Mirëpo nuk ka ndodhur. Dëshira ka qenë e të gjithëve mandej dëshira jona është të bëhet ajo edhe punonjësve edhe policisë së Kosovës”.
“Propozimi ynë ka qenë gjithherë 60 për qind rrogës bruto të bëhet pensioni sepse kemi një bazë që është në FSK. Prandaj, ne kemi thënë të duket ajo pension i yni si duket një pension i FSK-së. Vullneti i fundit i Qeverisë që ke tani ka qenë, kryeministri ka qenë bukur i mendimit që të vazhdohet kjo mirëpo me një takim ministri i Financave Bedri Hamza ka thënë se nuk ka para për një pension të hershëm”, u shpreh Tasholli.
Tasholli theksoi se për policët të cilët janë mbi 44 vjeçar, problematike është ndërrimi i natës i cili është i ngarkuar fizikisht dhe psiqikisht.
“Tani kur një person punon 20 vjet me ndërrime është një punë specifike. Unë mendoj se çdo person i cili merr detyrën mundohet ta kryejë punën ashtu siç mendon dhe siç dëshiron. Mendoj se do të jenë më të freskët nëse është mosha 55 vjeçare mos të presim nga një punonjës i policisë 64 vjet, 65 që do t’i kemi rezultate të dukshme në Policinë. Nuk them se ata nuk janë të angazhuar, angazhohen, punojnë, mirëpo tjetër frymë është nëse është një gjeneratë më të re”, thotë Tasholli.
Tasholli shpresat i mban te Qeveria e re.
“Tani veç dihet që për momentin nuk kemi qeveri edhe dashtë Zoti që ajo qeveri që vjen tani në pritje që është të ulen të bisedojnë edhe të bëhet ky pension i dinjitetshëm për punonjësit e Policisë së Kosovës”, përfundoi ai.
Muaj më parë, edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, pati deklaruar që është e dobishme të bëhet gradualisht pensionimi, por edhe të marrin kuadro të rinj në mënyrë që Policia e Kosovës të jetë sa më fleksibile.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...