Ministria e Shëndetësis, nëpërmjet komunikatës ka bërë të ditur se nga data 08.02.2020 deri me 17.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 271 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej gjashtëmbëdhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Rasti i fundit është konfirmuar mbrëmë dhe bëhet fjalë për një 39 vjeçare, të ardhur nga Londra me datë 16.03.2020, ku ka qëndruar në vizitë zyrtare nga data 09-16.03.2020. Ajo është me prejardhje nga Prishtina, thuhet në njoftimin e IKShPK-së, transmeton arbreh.info.
Në total janë 7 raste nga fshati Stubëll e epërme – Vitisë, 4 raste nga komuna e Malishevës dhe me nga një rast komuna e Klinës, Prizrenit, Podujevës, Obiliqit dhe Prishtinës. Shtatë prej tyre raste të importuara tashmë nga vendet që raportojnë për qarkullim të COVID -19. Ministria e Shëndetësisë njofton se tetë prej tyre janë të gjinisë femërore dhe tetë mashkullore.
Rastet janë të grup-moshave 5 – 14 (2 raste), 15-24 (2 raste), 25 – 34 (3 raste), 35 – 44 (4 raste), 45 – 54 (2 raste), 55 – 64 (1 rast ) dhe mbi 70 vjeç (2 raste).
Dhjetë prej tyre janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive, gjendja e nëntë prej tyre është stabile përveç rastit të moshës 77 vjeçare i cili kohë pas kohe lehtësisht e rënduar dhe me Oksigjenoterapi, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...