SBASHK-u ka njoftuar se nesër do të protestojnë para Qeverisë për shkak të mosprocesimit të pagave për punëtorët e arsimimt në komunën e Vitisë.
“Medie të nderuara, ju informojmë se për shkak të mos procesimit të pagave për punëtorët e arsimit në Viti, kryetarët dhe kryesitë e shoqatave sindikale nga shkollat e kësaj komune protestojnë para Qeverisë së Kosovës. Protesta mbahet para ndërtesës së Qeverisë, nesër, e premte, 04.10.2024 me fillim në orën 11:00”,thuhet në njoftim.
Të martën, Ministria e Financave ka thënë se nuk janë ekzekutuar pagat e për programet e arsimit fillor dhe të mesëm, pasi komuna e Vitisë nuk e ka siguruar buxhetin e nevojshëm./Arbresh.info
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...