Google ADS

Mosdekretimi i kryeprokurorit të ri, Presidenca publikon dokumentin 18 faqesh të dërguar në KPK

12:56 | 17 Tetor 2023
E.G

Presidentja, Vjosa Osmani njoftoi sot se nuk ka dekretuar Blerim Isufaj në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Osmani i ka prezantuar Këshillit Prokurorial të Kosovës një dokument 18 faqësh në të cilin janë prezantuar shkeljet që janë evidentuar në proces, duke bërë që ajo të mos e dekretoj Isufajn, shrkuan Arbresh.info.

Sipas këtij dokumenti, procesi i përzgjehdjes së kandidatit është përcjellur me defekte të shumta, nuk është zbatuar kriteri ligjor për vlerësimin e reputacionit profesional dhe integritetit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, është mohurar mundësia për mjet ankimor brenda KPK-së për kandidatët e pakënaqur dhe mungesa e një vendimi për meritat e çështjes në procedurat gjyqësore.

Në dokument janë prezantuar edhe shkeljet e evidentuara nga Komisioni për Rishqyrtimin e Kundërshtimeve të cilat kanë mbetur të paadresuara.

Ndër të tjera, siç thuhet në dokument është vënë re edhe mungesa e transparencës si dhe cenimi i parimeve të barazisë dhe meritokracisë.

Dokumenti sjellë në vëmendje edhe konstatimet e Raportit për vendim të Bashkimit Evropian, përkitazi me procedurat e zhvilluara në KPK i cili thekson zhgënjimi për mungesën e drejtësisë, transparencës dhe parimeve të meritës në procedurën e përzgjehdjes së Kryeprokurorit nga ana e KPK-së.

“Sikurse organizatat joqeveritare që e kanë monitoruar procesin, ashtu edhe mekanizmat ndërkombëtarë në Kosovë kanë shprehur shqetësime publike lidhur me integritetin e procesit të zhvilluar nga KPK-ja. Këto shqetësime më janë paraqitur edhe mua nga një numër organizatash që kanë monitoruar procesin e zhvilluar në KPK për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit. Ekziston një vlerësim i përgjithshëm i këtyre monitoruesve se procedura e zhvilluar në KPK është përcjellë me mosrespektim të disa kritereve dhe parimeve themelore kushtetuese, respektimi rigoroz i të cilave është parakusht për garantimin e një propozimi të ligjshëm për Kryeprokuror të Shtetit, si dhe për rritjen e besimit të qytetarëve në instancën më të lartë të sistemit prokurorial. Këto vërejtje kanë të bëjnë me dështimin e vlerësimit të duhur të integritetit dhe profesionalizmit të kandidatëve e po ashtu edhe me mosrespektimin e parimit të ligjshmërisë, transparencës, meritokracisë dhe barazisë para ligjit”, thuhet në dokument.

Tutje është  vlerësuar si i mangët  dokumentacioni i dorëzuar nga KPK-ja për procedurën e emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit./Arbresh.info/

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme