Google ADS

Mosdeklarimi i të ardhurave personale, ATK vjen me projektin e radhës

14:14 | 1 Gusht 2023
E.G

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur projektin më të ri të saj për mos-deklarimin e të Ardhurave Personale i cili, sipas tyre, synon të adresoj shqetësimin e  mungesës së deklarimit të të ardhurave të individëve.

Sipas ATK-së, kjo inciativë ka për qëllim zvogëlimin e evazionit fiskal dhe sigurimin që të gjithë qytetarëve të Kosvës të kontribuojnë në sistemin tatmor sipas ligjit, shkruan Arbresh.info.

ATK përmes këtij plani do të kryej aktivitete me qëllim të identifikimit të personave të cilët nuk deklarojnë dhe nuk paguajnë saktë detyrimet tatimore.

Në projekt do të përfshihet kampanja informuese e cila do t’i kujtojë qytetarëve për detyrimin e tyre ligjor për të deklaruar të ardhurat në mënyrë të rregullt.

Përveç kësaj do të përmirësohen dhe zgjerohen mekanizmat e monitorimit dhe kontrollit për të identifikuar raste të mundshme të mos-deklarimit.

“Administrata Tatimore do të fokusohet në ngritjen e ndërgjegjësimit publik dhe në këtë drejtim do të organizoj seminare edukative dhe materialet e informacionit të njëmendshme për tatimpaguesit potencial. Po ashtu, do të kujdeset për të lehtësuar procedurat e deklarimit dhe të inkurajoj përdorimin e platformave digjitale për të kryer deklaratat tatimore më lehtësisht.”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

“Projekti i ri synon të ndikoj pozitivisht në efikasitetin e sistemit tatimor, duke rritur të ardhurat tatimore dhe ndihmuar në zhvillimin e vendit në mënyrë të qëndrueshme dhe të drejtë. Ky projekt ka një rol të rëndësishëm në krijimin e një ambienti të barabartë fiskal dhe në rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për rëndësinë e kontributit të tyre në financat publike.”, thuhet tutje./Arbresh.info

Të ngjashme