Google ADS

Mosaplikimi në organizata ndërkombëtare e pronat e manastireve gabimet e marrëveshjes së Washingtonit

13:03 | 12 Shtator 2020
A Z

Më 4 shtator, në Washington u nënshkrua Marrëveshja për stabilizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në mesin e shumë pikave për të cilat dy palët u dakorduan, ajo për Liqenin e Ujmanin zgjoi kritika të shumta të ekspertëve.

Të dyja vendet janë pajtuar të punojnë me Departamentin amerikan për Energji, për studim fizibiliteti në mundësinë e përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si burim për ujë dhe furnizim me energji.

Analisti Arton Demhasaj, ka thënë se pavarësisht elementeve pozitive nga Marrëveshja, çështja e Ujmanit e paraparë me këtë pikë nuk e ka bërë shumë të qartë se çfarë nënkupton, e rrjedhimisht çfarë efekti do të ketë për Kosovën.

“Marrëveshja si e tillë ka disa elemente që mund konsiderohen që janë në dëm të Kosovës, por normalisht që ka edhe elemente pozitive. Isha hap më shumë te elementet negative për shkak se marrëveshja flet për liqenin e Ujmanit e cila ka qenë në vazhdimësi çështje problematike edhe nuk është akoma e qartë se çka nënkupton ajo me nda fitimin nga liqeni i Ujmanit dhe krejt kjo e bënë çështjen se a është pozitive apo negative për Kosovën”, tha ai në një intervistë për Ekonomia Online.

“Nëse marrëveshja flet vetëm për pjesën e Ujmanit e cila gjendet në territorin e Kosovës, atëherë mund të konsiderojmë që është negative sepse e cenon edhe sovranitetin e vendit, dhe njëkohësisht lejon Serbinë me pas çështje në resurset tona ekonomike që i kemi, mirëpo nëse marrëveshja flet për liqenin në tërësi edhe për pjesën e liqenit që gjendet në territorin e Serbisë, edhe ndarja me ndodh në bazë të përqindjes që është në Serbi dhe Kosovë, atëherë mendoj që është pjesë e rregullt dhe nuk mund të konsiderohet e dëmshme për Kosovën”.

Demhasaj e sheh problematike edhe çështjen e dakrodimit për mosaplikim të Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe pronat e manastireve, ku në marrëveshje përmenden objekte ortodokse serbe, dhe sipas tij është gabim sepse ato janë objekte fetare të Kosovës.

“Pjesë problematike e konsideroj edhe moratoriumin që Kosova për një vit mos me aspirua me u anëtarësua në organizatat e ndryshme ndërkombëtare. Dhe pjesë tjetër problematike e konsideroj pronat e manastireve apo ortodokse sepse në marrëveshje përmenden objektet ortodokse serbe dhe unë mendoj që ky është gabim sepse ato objekte nuk janë të një nacionaliteti, por janë objekte fetare të Kosovës dhe duhet të konsiderohen si të tilla”.

Mes tjerash ai ka thënë marrëveshja në Uashington ka arritur që të përshpejtoj procesin e negociatave në Brukse. Sipas tij, marrëveshja për njohje reciproke varet nga aftësia e delegacionit të Kosovës.

“Arritja e kësaj marrëveshje në Uashington ka ndikuar që edhe në Bruksel me u përshpejtua procesi i negociatave. Kemi par tash se sa shpesh po thirren takime mes liderëve të të dy vendeve me pretendimin për me u arrit një marrëveshje”.

“BE-ja e ka mundësinë më ndryshe se sa që është sillë deri tash kur e dimë që me vite të tëra kemi pasur negociata pa një fund, dhe po besoj që kësaj here një marrëveshje, se a ka me qenë ajo me njohje reciproke kjo mbetet me u pa edhe nga aftësia e delegacionit tonë për me arrit këtë, sepse nuk duhet të ketë dialog nëse synimi kryesor nuk është njohja reciproke, sepse ne jemi shtet dhe jemi të njohur nga pjesa më e madhe e vendeve të botës”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme