Këshilli i Prindërve të Komunës së Prishtinës ka mbajtur sot një mbledhje, ku temë diskutimi ka qenë gjendja e krijuar në shkollat e komunës për sistemin arsimor fillor dhe të mesëm të ulët, lidhur me mos shpërndarjen e librave nëpër shkolla.
Siç thuhet në njoftim, KPP ka shprehur shqetësimin e gjendjes së krijuar pas deklaratës së ministres Nagavci, lidhur me mos shpërndarjen e librave për nxënësit këtë vit, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë i KPP-së, në rrjetin social Facebook:
Pas diskutimeve, kryesia e KPP-së, unanimisht doli me këto konkluzione, si:
1. KPP shprehë shqetësimin e të gjithë prindërve të komunës për gjendjen e krijuar pas deklaratës publike të Ministres së Arsimit, znj. Arbërie Nagavci, se këtë vit nuk do të ketë shpërndarje të librave për nxënësit e nivelit të klasave I-IX, ashtu siç ka qenë traditë e aplikuar në Kosovë për vite me radhë.
2. KPP shprehë brengën e thellë dhe ka mëdyshje në propozimin publik të ministres, për të aplikuar ‘Metodën e Rimbursimit’, që është e panjohur dhe pa testuar paraprakisht, dhe si rrethojë mund të jetë e dështuar që në fillim.
2.1. Kjo metodë mund të dështoj kur dihet se shumë prindër nuk kanë llogari në platformën e-Kosova, apo edhe kanë probleme me përdorimin dhe qasjen në pajisje të TI-së;
2.2. Po ashtu, problem tjetër i identifikuar është mos posedimi i llogarive bankare nga shumë prindër, dhe probleme të tjera që lidhen me kredi apo procese përmbarimore.
3. KPP, kërkojmë nga Ministria e Arsimit që të gjejë zgjidhje të shpejtë dhe praktike në sigurimin e librave shkollor para fillimit të procesit mësimor, 1 Shtatorit.
Nëse nuk sigurohen librat me kohë, nga Ministria e Arsimit sikur vitet paraprake, Këshilli i Prindërve të Prishtinës do të shqyrtoj veprime tjera konform situatës së krijuar!/Arbresh.info/
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë