Mjeku i QKUK-së, Korab Berisha, në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë disa pamje shumë të rënda të një rasti që kishte përfunduar keq nga përdorimi i mjeteve piroteknike.
Ai thotë se vitin e kaluar kishte pasur ‘fatin’ që të ishte kujdestar në punë, ku edhe kishte ardhur një person me dorën shumë të lënduar.
Pacienti tash pas një viti, i ka bërë apel doktorit që t’i postojë fotografitë e rastit dhe të vetëdijesohen qytetarët se çka mund të shkaktojë përdorimi i fishekzjarrëve.
“Me kërkese të pacientit po i postoj disa foto nga rasti i tij dhe disa raste tjera nga shumë e shumë raste të shkaktuara nga mjetet piroteknike vitin e kaluar nga festimet e vitit të ri! Pasi vjet isha kujdestar me 31.12, kam ‘fatin’ të jem dhe këtë vit kujdestar andaj festoni me zemër jo me armë, jo me mjete piroteknike”, ka shkruar mjeku Berisha në Facebook.
KUJDES: Pamjet në vijim janë jashtëzakonisht të rënda!
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...