Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, BlerimIsufaj, ka pritur sot në takim Kryetarin e Odës së Avokatëve, Osman Havolli, me bashkëpunëtorët e tij, shkruan arbresh.info.
Gjatë këtij takimi, Kryesuesi Isufaj dhe Kryetari Havolli kanë diskutuar lidhur me paraqitjen e problemit për pagesat e avokatëve sipas detyrës zyrtare, me numër të rastit nga Procesverbali i Policisë.
Pas takimit të mbajtur sot, Kryesuesi Isufaj dhe Kryetari Havolli kanë ardhur në përfundim se mos pagesa e avokatëve sipas detyrës zyrtare ka qenë një keqkuptim nga dy institucionet, kjo tashmë është zgjidhur dhe nuk do të ketë arsye për bojkotim të tyre në përfaqësim zyrtar.
Këshill Prokurorial i Kosovës është i gatshëm për bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës dhe të gjitha institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë./arbresh.info/
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero