Google ADS

“Mos na prek bukën tonë”, punëtorët e KMR “pastrimi” protestojnë para Komunës së Prishtinës

10:21 | 4 Dhjetor 2024
L G

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Rajonale KRM “Pastrimi” po protestojnë sot para Komunës së Prishtinës.

Ata kanë shprehur shqetësimin për humbjen e vendeve të punës, si pasojë e tenderit në vlerë prej 16.4 milionë eurosh, të shpallur nga Komuna e Prishtinës, për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet.

Protestuesit mbajnë pankarta me mesazhe si: “7 ditë afat, mos e ndal, kthehemi prapë”, “Jo falimentim për Pastrimin”, “900 punëtorë po i lini pa punë”, “Ku janë kamionët dhe kontenierët?” dhe “Bek, mos na prek bukën tonë”, raporton Arbresh.info.

Të ngjashme