“Mos manipuloni, qytetarët e kanë vendosur flamurin e UÇK-së

20:04 | 4 Qershor 2020
Arbresh.info

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, është deklaruar pas disa raportimeve se është larguar flamuri i UÇK-së nga shtizat që ndodhen para hyrjes së Qeverisë.

“Asnjëherë dhe nga asnjë qeveri nuk është vendosur flamuri i UÇK-së në ndërtesën e saj, por janë vendosur flamuj të tjerë qofshin ata edhe pa ndonjë shije”, është shprehur Klinaku përmes Facebook.

“Pas deklaratave skandaloze të këshilltarit të Kurtit, atë flamur e kanë vendosur qytetarët, prandaj mos manipuloni me publikun sepse nuk po iu ka hije”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme