Kjo është dreka e fundit e vitit që sapo lëmë pas, e që gratë e burgosura po e shijojnë.
Me të zbardhur dita, gratë e privuar nga liria në Qendrën Korrektuese në Lipjan u angazhuan në përgatitjen e bukës dhe gjërave të tjera që u nevojiten për kremtimin e një fillimi të mbarë të vitit 2024.
Ani pse prapa grilave, këtë natë të ndërrimit të moteve, gratë të cilat po vijnë dënimin në Burgun e Lipjanit, përkujdesen që ambienti të duket festiv në natën e Vitit të Ri.
Të mallëngjyera për familjarët, por edhe të penduara për veprimet e tyre që tani po i vuajnë me privim nga liria, ato po mundohen që në natën e ndërrimit të moteve t’i harrojnë sado pak hallet dhe vuajtjet e tyre.
E dënuar për vrasje, njëra nga të burgosurat thotë se ky është viti i 12 që ajo e pret prapa grilave të burgut të Lipjanit.
Me lot në sy, ajo tregon për mallin që ndjen për vajzën e saj 16-jeçare.
“Qe 12 vite. Kuptohet që për familjarët. Por unë e kam edhe një vajzë është 16 vjeçare edhe normal që në secilën festë është ajo nevoja dhe dëshira me e pas afër edhe me festu bashkë, me e nda atë gëzim bashkë. Vajza, familja të afërmit”, shprehet ajo.
Megjithatë, as për festën e Vitit të Ri, vizitat e familjarëve nuk lejohen, vetëm përmes telefonit.
“Nuk është lehtë e realizueshme sepse i kemi të caktuara ditët e vizitave ne pavijone, blloqe, por na lejohet telefonatat, skype ka alternativa të tjera që na mundësojnë me i pa edhe me bisedu”, tha e burgosura.
Megjithatë, festa nuk mungon as në burgun e grave. Nën ritmet e muzikës, ato kanë të drejt të qëndrojnë zgjuar deri vonë nën shoqërimin e njëra-tjetrës, në krahasim me ditët e zakonshme.
“Përgatitje diçka ekstra nuk ka. Është ajo në kuadër të rrethanës në të cilën gjendemi. E kemi sallën rekreative që na mundësojnë me pas dekorime që na sjellin ose mundemi me bo diçka vet kush është më kreativ. Mundem me than që na japin liri me e shiju aq sa mundemi në këtë vend. Ka muzikë, mblidhemi të burgosurat, faleminderit prej drejtorit na ka jep mundësin me nejt deri në ora 2 ose 3, se zakonisht mbyllja është në ora 7. Po kalojmë mirë e festojmë mirë”, tregon ajo.
Qëndrimi prapa grilave, vetmia dhe koha për të menduar më shumë e ka bërë që ajo të reflektojë për shumë gjëra, duke dhënë një mesazh për të gjithë.
“Kushdo që e shikon këtë internistë kisha dashtë me i thanë mos lakmoni, se lakmia e tepërt nuk e lejon me i vlerësu edhe me i çmua të mirat që i posedoni. Pastaj njerëzit bëhen mosmirënjohës dhe jo falënderues. Kështu që po e shfrytëzoj rastin, edhe pse është fesa e fundvitit, le të vlej kjo për secilin njëri, le t’ ja dinë vlerën asaj që e kanë”, ishte mesazhi i saj në fund.
Kjo është një tjetër grua, që për vitin e pesë radhazi po pret ndërrimin e moteve prapa grilave dhe larg më të dashurve të saj.
Ajo na tregon çfarë përgatitje bëjnë brenda burgut për natën e Vitit të Ri.
“Na merremi me dekorime, na kanë pru bredhin edhe disa dhurata për me rregullu edhe tash dy ditë na lajnë deri në ora 3. E festojmë me shoqe bëhemi bashkë e përgatitim. Na kanë mundësu që çka do që kërkojmë në, se kemi edhe me ble, amo na kanë mundësu këta që çkado që kemi nevojë na prej kuzhinës prej furrës me përgatit çka duan. Mirë është në rregull është”, tha ajo.
I kanë mbetur edhe 11 vite deri në përfundim të vuajtjes së dënimit, ndërsa kjo e burgosur thekson se gjatë pesë viteve sa i ka kaluar këtu nuk ka pasur asnjëherë problem.
Madje, ajo ka një mesazh për të tjerët.
“Unë jua uroj festën e Vitit të Ri të gjithëve, edhe kisha këshillu që mos me gabu. Këto sprova të jetës janë, janë pjesë e jetës tonë por mu mundu mos me gabu. Se vet fjala burg domethënien e ka. Kështu që këtë mesazh ju kisha adresu që mos me gabu”, tha ajo.
Bie numri i grave që kryejnë vepra penale
Në qendrën Korrektuese në Lipjan aktualisht janë 27 të burgosura. Nga viti në vit, numri i grave që kryejnë vepra penale po bie.
Kështu thotë Ylber Topalli, drejtor i Burgut të Grave në Lipjan.
“Aktualisht kemi 27 të burgosura. Është një institucion relativisht i ulët i vogël por jo edh për nga rëndësia. Në vazhdimësi ne kemi edhe nga vitet e tjera një trend të uljes së numrit të t’ burgosurave. Maksimumi që ky institucion ka pasur ka qenë para disa vite me diku 55 të dënuara dhe tash kemi 27. Është një trend në ulje të t’ burgosurave në institucionin tonë”, tregon ai.
Kjo qendër sipas tij, i kushton rëndësi jashtëzakonisht shumë programeve rehabilituese, duke i angazhuar të burgosurat në shumë kurse, programe si dhe me përgatitjen të jetës paspenale.
Megjithatë, Topalli na tregon se si gratë e provuara nga liria e presin vitin e ri 2024.
“Varësisht prej regjimit çfarë kanë, çfarë regjimi janë edhe të drejtat për me u bashku me grupe të burgosurave ndryshojnë. P.sh. të paraburgosurat kanë një tretman pak më ndryshe. Atyre do të ua mundësojnë që në dhoma të veçanta, deri tri të burgosura të mblidhen. Ndërsa regjimet që janë të avancuara dhe regjimet gjysmë të hapura, ata munden me u grumbullu të burgosurat edhe me pas një natë festive të vitit të ri për të cilat ne jemi kujdes qoftë në kuptimin e dekorit qoftë edhe në kuptimin e përgatitjeve për ushqime që i kem liberalizu disa çështje që ditën e vitit të ri të punojnë pak në kuzhina, të përgatitin ushqimet e veta dhe kështu një natë të ndërrimit të mot moteve ta kalojnë afërsisht sikur qytetarët e lirë që mund të presin jashtë në rrethana të burgut”, u shpreh Topalli.
Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit, gratë që vuajnë dënimin në këtë qendër do kenë mundësi të shohin programe festive të disa televizioneve.
“Është një risi në këtë vit. Ne e kemi instaluar sistemin kabllovik të televizionit, dhe ato kanë mundësi me i përcjell diku rreth 15 programe. Në kuptim të kësaj, ne kemi marr vendim që të burgosurat në natën festive të vitit të ri kanë të drejt ti mbajnë televizorët e ndezur deri në ora katër të mëngjesit, natën e dytë deri në tre, ndërsa netët vijuese deri në ora dy. Kanë mundësi që të qëndrojnë bashkë, natyrisht nën mbikëqyrjen e oficerëve kujdestar, të cilët janë dhe besoj që kjo ka qenë maksimumi i asaj çfarë mundemi me bë, gjithmonë duke e pas parasysh segmentin e sigurisë që është obligim për neve”, tregon Topalli.
Ai tregon arsyen pse nuk lejohen vizitat e familjarëve në natën e Vitit të Ri.
“Do të kishim pasur shumë dëshirë që ndonjërës prej të burgosurave të ja mundësonim që natën e Vitit të Ri ta pres në familje, mirëpo ligjërisht nuk janë afatet kohore që mundemi me i shfrytëzua ato të drejta. Dhe ne sipas mundësive kemi kriju hapësirë dhe mundësi relaksuese që të festojnë këto brenda institucionit”, thotë ai .
Ndryshe, të burgosurat fillojnë ditën që në orën 07:00 të mëngjesit.
Dita e tyre është mjaftë e ngarkuar, ndërsa mësojnë dhe trajtohen që të pasi ato të fitojnë lirinë, të fitojnë edhe një punë.
Të penduara e me mall për të afërmit e tyre, por gjithmonë me shpresë që në ndonjë vit të afërt, nata e ndërrimit të moteve t’i gjejë në shtëpitë e tyre e të lira./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Ndryshe, të burgosurat fillojnë ditën që në orën 07:00 të mëngjesit.
Dita e tyre është mjaftë e ngarkuar, ndërsa mësojnë dhe trajtohen që të pasi ato të fitojnë lirinë, të fitojnë edhe një punë.
Të penduara e me mall për të afërmit e tyre, por gjithmonë me shpresë që në ndonjë vit të afërt, nata e ndërrimit të moteve t’i gjejë në shtëpitë e tyre e të lira./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...