Bojkotimi i Zgjedhjeve Lokale nga veteranët e organizatave të dala nga lufta do të ndikojë në rezultatet e zgjedhjeve të 22 tetorit, shkruan arbresh.info.
E më së shumti do të dëmtohet Partia Demokratike e Kosovës, thonë analistët.
Donik Sallova, analist politik, ka thënë se nëse veteranët do t’i bojkotojnë Zgjedhjet Lokale, më së shumti do të dëmtohet Partia Demokratike e Kosovës.
“Nëse organizatat e veteranëve arrijnë një organizim të tillë bojkotues ndaj zgjedhjeve, pa dyshim që kjo do të ndikojë në rezultat, duke e pasur parasysh se veteranët e veçanërisht organizatat e tyre kanë qenë kryesisht te lidhura me PDK-në. Prandaj dëmi më i madh mund t’i bëhet PDK-së”, tha Sallova për arbresh.info.
Ai ka thënë se një pjesë e veteranëve mbështesin Lëvizjen Vetëvendosje.
“Megjithatë një pjesë e veteranëve janë zhgënjyer prej kohësh dhe sigurisht prej kohësh janë mbështetëse të partive opozitare si VV dhe sigurisht më nuk janë nën urdhrat politik të organizatave të veteranëve”, ka shtuar Sallova.
E ndryshe mendon analisti Imer Mushkolaj. Ai thotë se veteranët nuk do t’i bojkotojnë zgjedhjet pavarësisht paralajmërimit.
“Pavarësisht paralajmërimeve, veteranët nuk do t’i bojkotojnë zgjedhjet. Edhe në fushatë atyre më të madhe po iu shpërndahen certifikata e po iu premtohen benefite. Shumica e veteranëve janë me parti të dala nga lufta, por ka edhe votues të partive të tjera” , ka thënë Mushkolaj për arbresh.info.
Ai ka thënë se veteranët ‘mashtrues’ duhet të jenë sinjal për prokurorinë.
“Numri i madh i veteranëve mashtrues duhet të jetë sinjal për prokurorinë që të ndërmarrë hetime te shpejta, në mënyrë që ata të mos jenë në gjendje të përfitojnë nga paratë e qytetarëve”, tha Mushkolaj./arbresh.info/
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...