Kanë kaluar më shumë së tre muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, e mundësinë e shkuarjes së vendit sërish në zgjedhje nuk e kanë përjashtuar njohësit e çështjeve politike, por as Lëvizja Vetëvendosje e cila ka dalë partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.
Përkundër takimeve të shumta dhe ofertave që i kanë bërë njëra-tjetrës, LVV dhe LDK nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për formimin e Qeverisë, zyrtarët e LVV-së, kanë thënë se nëse nuk arrihet koalicioni LVV-LDK, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.
Por sa janë të gatshëm Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të organizojnë edhe një palë zgjedhje parlamentare?
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka thënë për Telegrafin se në qoftë se presidenti i shpall zgjedhjet, KQZ është e obliguar t’i organizojë ato.
“Jemi në pritje të formimit të Qeverisë së re, mirëpo nëse presidenti i shpallë zgjedhjet ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se t’i organizojmë ato”, ka thënë ajo.
Kurse sa i përket mjeteve financiare, Daka ka thënë se ato duhet të sigurohen.
Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 6 tetor i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës 6 milionë euro. Fituese e zgjedhjeve parlamentare është shpallur Lëvizja Vetëvendosje, e pasura nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kurse në vendin e tretë është radhitur Partia Demokratike e Kosovës.
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...