Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se ka ndaluar një qytetar në Pejë pasi që i njëjti kishte hyrë në një barnatore dhe kishte kërkuar disa lloje të barnave. Pasi i janë ofruar barnat, i dyshuari pa e bërë pagesën kishte marrë barnat dhe ishte larguar nga barnatorja, transmeton arbresh.info.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Egjiptian, pasi që i njëjti kishte hyrë në një barnatore dhe kishte kërkuar disa lloje të barnave. Pasi i janë ofruar barnat, i dyshuari pa e bërë pagesën kishte marrë barnat dhe ishte larguar nga barnatorja. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe dërgohet në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë. /arbresh.info./
Miratohet shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropi...
KE kërkon nga Kosova e Serbia zbatim të menjëhershëm të marr...
Prokurorët nisin hetim ndaj dyshimeve për manipulim të zgjed...
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, Kurti: Kosova u dërgon n...
Bislimi priti në takim zëvendësdrejtoren për Ballkan dhe Evr...
Real Madrid miraton ‘ligjin e heshtjes’ – askush nuk duhet t...