Analisti politik Bajrush Morina ka thënë se zgjedhjet e parakohshme janë të paevitueshme por në vend asnjëherë nuk kanë prodhuar zgjidhje.
Këto komente analisti Morina, i tha në Info Magazine të Klan Kosova, derisa shtoi se edhe nëse zgjedhjet mbahen ato nuk do i konvenojnë aspak vendit.
Sipas tij zgjedhjet në vendin tonë po prodhojnë vetëm bllokadë institucionale e po ashtu dhe koalicione të paarsyeshme, njofton Klan Kosova.
”Demarkacioni mund të jetë pretekst i PDK-së për ta prishur koalicionin. Por, jo një arsye e vërtetë. Sepse të dyja palët kanë përgjegjësi të përbashkët edhe nëse kalon apo nuk kalon Demarkacioni”.
”Nuk mendoj se Partia Demokratike aludon që nëse Demarkacioni nuk kalon të kalojë me Nisman”.
”Votimi apo mos-votimi është përsëri eksplicite e vetëm partnerëve të koalicionit. Do të kemi zgjedhje të parakohshme, spese PDK nuk e duron qeverisjen 4 vjet të LDK-së. Kadri Veseli nuk e duron dot Isa Mustafën kryeministër”.
”Do të ketë zgjedhje sepse të dyja partitë politike nuk e durojnë njëra tjetrën në qeverisje, sepse kanë inate politike në mes vete. Derisa Demarkacioni nuk ka shkuar në Kuvend ende nuk dihet sa deputetë ka, Nuk kemi zgjidhje tjetër, sepse zgjedhjet asnjëherë nuk kanë provu zgjidhje, por vetëm bllokadë institucionale”.
”Asnjë palë zgjedhje, nuk kanë prodhu zgjidhje, ose veq kanë prodhuar zgjidhje imponuese me koalicione të paarsyeshme. Zgjedhjet janë të paevitueshme, në një situatë të tillë nuk ka tjetër rrugëdalje, por zgjedhjet nuk po janë zgjidhje”.
”Zgjedhjet e parakohshme nuk i konvenojnë vendit. Zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje dhe nuk i konvenojnë vendit”.
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...