Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSK), Ilir Morina, në një konferencë për media foli për mbledhjen e informatave rreth personave të dyshuar për përfshirje në rastin e masakrës së burgut të Dubravës.
Morina tha se për masakrën e Dubravës, ka filluar shqyrtimi gjyqësor që nga e enjtja, raporton Arbresh.info.
“Në një hetim në rastin e Dubravës janë të përfshirë 88 të pandehur dhe ky hetim është duke u vazhduar qe një kohë të gjatë, sepse është një lëndë e trashëguar nga EULEX-i”. Arsyeja se pse po e diskutojmë këtë është se vetëm një të pandehur e kemi në paraburgim” tha Morina.
Mirëpo, prokurori Morina shtoi se për dy vjet është sfidë që një rasti krimeve të luftës të kryhet brenda dy vjetëve.
“Urgjenca e procedimit të çështjes ndaj këtij të pandehuri është arsyeja ligjore për faktin se hetimi është dyvjeçar dhe brenda dy vjetëve duhet ta kryejmë një krim lufte, që është sfidë të kryhet një krim lufte, aq më tepër një masakër siç është ajo e Dubravës për dy vjet, por këto janë mundësitë ligjore”, deklaroi prokurori Morina.
Sipas tij, brenda kësaj mundësie ligjore është sfida ligjore që është paraburgimi, ku sipas tij, i bie që hetimi duhet të kryhet brenda një viti./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Hajdari: Mbi 50 persona akuzohen për masakrën e Mejës në Gjakovë, ku u vranë 376 civilë
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...