Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Salih Morina ka hedhur kritika në drejtim të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për të cilin thotë se sot tregoi fytyrën e tij të vërtetë.
Morina në emisionin “Fakt Plus”, në Tribuna Channel, ka thënë se partneri i koalicionit PDK-ja, e tradhtoi në mënyrë tinëzare LDK-në.
Sipas tij, ardhja e Kadri Veselit në krye të PDK-së, ka ndryshuar gjithçka.
Morina thotë se i gjithë skenari është i përgatitur nga PDK-ja në bashkëpunim me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, ngase shprehet i bindur se paraprakisht ka qenë një marrëveshje mes Veselit e Limajt./Arbresh.info/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...