Google ADS

Mori veturën me qera dhe e shiti për tre mijë euro, arrestohet ferizajasi

09:42 | 17 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Ferizaj.

Sipas policisë ankuesi mashkull kosovar pronar i Renta Car ka raportuar se me datën 24 Janar i kishte dhënë në shfrytëzim veturën e tij të dyshuarit mashkull kosovar dhe nga ajo ditë nuk ia kishte kthyer veturën, dyshohet se i kishte dhënë një personi tjetër në këmbim të një shume parash prej 3000€.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme