Njësiti rajonal i trafikut rrugor në Gjilan ka identifikuar kundërvajtësin i cili në një video incizimi shihet se ishte duke bërë gara shpejtësie me automjet.
“Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan, falë bashkëpunimit me media dhe si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operative e hetimore ka identifikuar kundërvajtësin i cili në një video incizimi shihet se në rrugën ‘’Lufta e Gjilanit 44’’ në Gjilan ishte duke bërë gara shpejtësie me automjet me të cilin veprim ka rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikut rrugor dhe duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.
Sipas, njoftimit të policisë kundërvajtësit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro dhe njëpikë negative.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjin për rregullat në trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në trafik të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...