Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim presidenten e Këshillit Kombëtar Zviceran, Isabelle Moret.
Osmani dhe Moret pas takimit kanë mbajnë konferencë për medie, raporton arbresh.info.
Osmani tha se se vizita e Presidentes e Këshillit Kombëtar Zviceran, Isabelle Moret, është ri-afirmim i marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ajo, tha se gjatë këtij takimi u diskutua edhe për dialogun Kosovë- Serbi dhe menaxhimin e pandemisë në vend.
Sipas Osmanit, Zvicra do të ndihmojë Kosovën luftimin e pandemisë Covid-19.
“Diskutuam për rolin e jashtëzakonshëm qe luan mërgata jonë në Zvicër, jo vetëm për suksesin e tyre, por se si mund të shërbejnë si urë lidhëse. Ne diskutuam edhe për bashkëpunimin ndër parlamentar, diskutuam për situatën me Covid-19, dhe ajo ofroj ndihmën e Zvicrës dhe diskutuam edhe për procesin e dialogut Kosovës-Serbi që është i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës”, u shpreh Osmani.
Në anën tjetër, presidentja e Këshillit Kombëtar Zviceran Isabelle Moret, tha se Kosova është një ndër vendet me prioritet për investime nga vendi prej nga ajo vjen.
“Jam e nderuar që mirëpritem këtu gjatë kësaj kohe, ju e thatë se Zvicra ka një diasporë nga 180-200 mijë kosovarë që jetojnë në Zvicër dhe ata investojnë në Kosovë, ata marrin pjesë në jetën politike në Zvicër. Falë kësaj diaspore, Zvicra është vendi i dytë më i madh si investitor në Kosovë. Kosova është për ne një nder vendet prioritare për zhvillim dhe kemi gjysma miliard franga që janë investuar në Kosovë”, u shpreh Moret./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të premten
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...