Erdhi nga qyteza e Hanit të Elezit ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Murat Loku, për të rikujtuar dëshmorët dhe martirët e masakrës së Pastasellës.
“Jam ardhë për të parë pllakatën e martirëve të kombit të cilët janë masakruar në mënyrën me barbare në këtë fshat. Kur po shoh se vij nga Hani i Elezit lirshëm, nuk na ndal dhe as nuk na pengon askush rrugëve kudo që te shkosh është mirë. Mund të ishte edhe me mirë por është mirë edhe kështu” tha Loku.
Edhe Fexhri Asipi është nisur nga qyteti i Tetovës për të qenë prezent në këtë përvjetor të kësaj masakre.
Ai shtoi se përvjetorë të tillë janë të rënda për shkak se sipas tij, shumë njerëz te pafajshëm janë vrarë dhe masakruar dhe nuk kemi arritur t’iu ndihmojmë.
“Çdo përvjetor të martirëve, dëshmorëve janë të rënda mirëpo të martirëve janë më të rënda sepse të luftosh dhe te vritesh me pushkë në dorë është ndryshe, mirëpo njeriu i pa mbrojtur pa asnjë armë në dorë të bie agresionit më të rëndë serbo-sllavët kjo është shumë e rëndë. Është edhe më e rëndë sepse nuk kemi arritur të vijmë të ndihmojmë këta këtu”, tha ai.
Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës të vitit 1999.
Në këtë masakër janë vrarë dhe masakruar 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat tjera përreth.
Edhe sot e kësaj dite nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë t’i kthehen trupat e më të dashurve të tyre, të cilët edhe pas 22 vjetësh figurojnë të pagjetur.
Ndryshe, për vrasjen dhe masakrimin e 106 martirëve në këtë fshat, deri më tani nuk është dënuar asnjë serb që ka marrë pjesë në masakër./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...