Njëri prej këshilltarëve dhe njerëzve më të afërt të Kryeministrit Ramush Haradinaj – Besnik Tahiri, përmes një prezantimi ka shfaq punën e tij gjatë këtij mandati qeveritar si Koordinator Nacional.
Tahiri ka paraqitur dhjetëra vendime, që sipas tij, kanë ndikuar në zhvillimin dhe avancimin e shoqërisë kosovare. Veçanërisht, ka treguar ai, në zhvillimin e administratës dhe zonave ekonomike.
Krejt këto i ka përmbledhur edhe në një postim të tij në Facebook të cilin e paraqesim më poshtë pa ndërhyrje.
Ky është postimi i plotë i Besnik Tahirit:
E ndjej për obligim si në ditën e parë kur jam emëruar në pozitën e Koordinatorit Nacional për Reforma Shtetërore, që kam paraqitur programin për reforma, të prezantoj para jush rezultatet kyçe në 15 muaj punë në procesin e reformave shtetërore.
Në kuadrin e ‘Forumit Konsultativ Qeveri-Komuna’ janë marrë mbi 50 vendime që lidhen me:
– Zonat Ekonomike;
– Bartjen e pronave për shfrytëzim nga komunat;
– Adresimi i kërkesave të komunave në sektorët qeveritarë; dhe
– Mbështetje përmes projekteve dhe garantimi i kredive zhvillimore.
Mbështetje e shtuar për komunat në financimin e rregullt përmes Granteve të Qeverisë:
– 128 milionë më shumë krahasuar me 2017;
– 21.5 milionë në arsim;
– 9.2 milionë në shëndetësi; dhe
– Qindra projekte e investime kapitale në mbështetje të komunave.
(Për herë të parë Qeveria dhe Komunat kanë koordinuar agjendën e veprimit)
Ligji për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme Komunale:
– Fuqizimi i kompetencave komunale për menaxhimin e pronave;
– Lehtësira për shfrytëzimin e pronës komunale për zhvillim ekonomik;
– E drejta për kthim të pronave të Agjencisë së Privatizimit dhe Agjencisë së Pyjeve për interes publik dhe zhvillim ekonomik.
Miratimi i Pakos së Ligjeve të Reformës së Administratës Shtetërore:
– Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura;
– Ligji për Zyrtarët Publikë;
– Ligji për Pagat.
Miratimi i Ligjit për Kryeqytetin (Prishtinën):
– Financim shtesë: 35 milionë buxhet;
– Drejtoria e Policisë për Kryeqytetin;
– Spitali i përgjithshëm i Kryeqytetit;
– Ndërmarrjet Publike Komunale.
Marrëdhëniet mes Qeverisë Qendrore dhe Kryeqytetit:
– BERZH (unaza e madhe e Prishtinës);
– Zgjerimi i rrjetit të ngrohjes;
– Kthimi i pronësisë në objektin e Gërmisë;
– Pallati i Rinisë dhe Sporteve;
– Pagesa e borxheve nga shpronësimet;
– Inicimi i procedurave për ndërtimit e Prishtinës së Re.
Rezultatet në proces për këtë periudhë janë:
Zbatimi efikas i Pakos së Ligjeve të Reformës së Administratës Shtetërore:
– Hartimi i paketës së udhëzimeve administrative;
Hartimi i Projektligjit për Fushën e Inspektimeve:
– Pjesë e masave për përmirësimin e të bërit biznes;
– Ulja e barrierave në inspektimin e bizneseve;
– Kontrolli efikas dhe parandalim i praktikave abuzuese.
Hartimi i Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike:
(Detyrë e dalë nga ERA dhe Raporti për Kosovën i Komisionit Evropian)
Hartimi i Projektligjit për Qeverinë:
– Racionalizimi i strukturave ekzekutive;
– Efikasiteti dhe efektiviteti i ekzekutivit;
-Shmangie e copëzimit të politikave dhe buxhetit.
Mbështetja e procesit të reformës në Financat e Pushtetit Lokal:
– Financimi i qëndrueshëm komunal;
– Definimi i kompetencave dhe financimit;
– Zjarrfikësit; disa fusha të inspektimeve;
– Financim i qëndrueshëm i shërbimeve sociale.
(Masa që dalin nga Raporti për Vendin nga Komisioni Evropian)
Koordinimi i agjendës në mes të nivelit qendror dhe nivelit lokal:
– Zhvillimi Ekonomik Lokal;
– Fuqizimi i rregullativës për komunat;
– Koordinimi i agjendës për qeverisje të mirë dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik;
– Koordinimi me akterët ndër-institucionalë;
– Koordinimi me partnerët zhvillimorë.
100% i përkushtuar në Procesin e Reformës;
100% rezultate që sjellin ndryshim;
#100%KOSOVA
#100% SHTET
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...