Tash e një kohë, Kosova është duke u përballur me qarkullim të madh të monedhës metalike prej 2 euro të falsifikuar.
Qytetarëve, me këtë rast, po u bëhet thirrje që mos të kryejnë pagesa me para në dorë.
Ish-guverantori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti thotë se kur pagesat kryhen përmes bankës, siguria është 100%.
Ai po ashtu kërkon nga bizneset që të pajisen me makineri të cilat i identifikojnë paratë false, si dhe në të njëjtën kohë të mbajnë trajnime për stafin.
“Thirrja ime për të gjithë qytetarët, bizneset është që t’i shmangin sa më shumë pagesat përmes keshit. Pra t’i përdorin rrugët që janë zyrtare, pra pagesat të kryhen përmes sektorit bankar dhe siguria është 100%. Të gjithë bizneset, të gjithë institucionet të cilat merren me qarkullimin e parasë ose që kanë në dispozicion para të gatshme, kërkesa ime është ato të cilat nuk i kanë, t’i kenë pajisjet e tyre, pajisje të cilat identifikojnë elementet e sigurisë dhe që identfikojnë paranë false. Në të kundërtën kjo ka pasoja, kosto montare edhe për biznesin dhe njëkohësisht të mbajnë trajnime për stafin, të cilët duhet të identifikojnë ose të kenë njohuri elementare sa i përket elementit të sigurisë dhe metoda për identifikimin e parasë false”, deklaroi ai në emisionin“Ditari” .
Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar 85 mijë euro të monedhave metalike 2 euroshe të falsifikuara në Prishtinë, me ç’rast gjashtë persona janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info/
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...