Google ADS

Momenti kur Salih Mustafa shpallet fajtor dhe dënohet me 26 vjet burgim nga Specialja

10:19 | 16 Dhjetor 2022
K.B

Sali Mustafa është dënuar me 26 vjet burgim, në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

Ai është shpallur fajtor për akuzat për torturë, ndalim, arbitrar dhe vrasje e paligjshme, ndërkaq është shpallur i pafajshëm në akuzën për trajtim mizor.

Trupi Gjykues ka shpallur fajtor Salih Mustafën për tri pika, duke e dënuar me 26 vjet burg.

Aktakuza e ngarkonte Mustafën me përgjegjësi penale individuale dhe përgjegjësi penale si epror për krimet e supozuara të kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në atë që Prokuroria e quan kompleksin e ndalimit në Zllash, në regjionin Gollak të Kosovës.

Sipas aktakuzës, afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe rreth fundit të prillit 1999, Salih Mustafa dhe disa ushtarë, policë e roja të UÇK-së paten të njëjtin qëllim të përbashkët të marrjes në pyetje dhe keqtrajtimit të të ndaluarve në kompleksin e ndalimit në Zllash.

Salih Mustafa akuzohej për:

Ndalimit arbitrar (Pika 1)

Trajtimit mizor (Pika 2)

Torturës (Pika 3) /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme