Sabri Hamiti, pas 30 vjet kontribut në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka vendosur që të mos vazhdojë të jetë pjesë e Këshillit Drejtues të LDK’së.
Vendimin e tij e bëri të ditur në Kuvendin e IX’të të LDK’së ku mori fjalën dhe bëri publike se nuk do të vazhdojë të jetë në strukturat e LDK’së, përveç se anëtar i saj.
Hamiti pas përshëndetjes shprehu bindjen e tij se ky formacion që u formua në Kuvendin e IX’të të LDK’së, do të jetë edhe formacion fitues për Kosovën.
Ai falënderoi LDK’në që i ka besuar përsëri që të jetë pjesë e Këshillit Drejtues, por tha “mjaft” se pas 30 vjetëve ai nuk duhet të jetë pjesë e strukturave të LDK’së por vetëm anëtar i saj.
“Ju përshëndes të gjithëve, jam i bindur se edhe ky formacion që po formohet sot edhe historia e LDK’së, duhet të tregojë që LDK’ja s’mund të jetë tjetër përpos bashkimi i fitores, që duhet të jetë edhe bashkimi i fitores për Kosovën. Faleminderit që më keni vu në listë por unë nuk duhet të jem në listë. Janë bo 30 vjet janë mjaftë, jam anëtar i LDK’së, kaq”.
https://www.facebook.com/sabrihamitiwriter/videos/398696644103018/?v=398696644103018
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...