Gjatë ditës së sotme një aksident me fatalitet ndodhi në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, respektivisht në fshatin lugagji të Komunës së Lipjanit. Ku si pasojë e kësaj humbën jetën dy persona ndërsa një është lënduar rëndë.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë se kanë qenë të përfshira një autobus dhe tri vetura.
Indeksonline ka siguruar video ku shihet se si autobusi hynë në një pompë të derivateve.
Ndryshe, policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit ne trafik ne veçanti drejtuesit e automjeteve qe te jene te kujdesshëm sepse siguria e tyre dhe te tjerëve varet ne mase te madhe nga kujdesi dhe respektimi i rregullave ne trafik nga vet drejtuesit e automjeteve.
“Për të garantuar një siguri më të madhe nëpër rrugët tona policia po ndërmerr dhe do te ndërmerr masa te vazhdueshme ligjore duke përfshirë edhe masat ndëshkuese me te vetmin qellim parandalimin e aksidenteve ne veçanti këtyre me fatalitet ku po shkaktohen humbje te jetëve njerëzore”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Vendosen postera provokues për Policinë e Kosovës dhe Vetëve...
Nënshkruhen dy marrëveshje të grantit për energji efiçiente ...
Përfaqësuesi i Policisë së Kosovës merr pjesë në garat evrop...
Shqipëri/ Dhuna para Kuvendit, nën hetim 7 deputetë demokrat...
Rreziku nga përmbytjet në Shkodër, mblidhet Komisioni i Mbro...
Suhareka do bëhet me stadium të ri, komuna ndanë 13 hektarë ...