Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, është sulmuar nga një shqiptare, sipas të gjitha gjasave, aktiviste e Vetëvendosjes, gjatë një ligjërate në Universitetin e Denverit.
Çitaku është sulmuar në prani të ish-ambasadorit Christopher Hill, i cili në fund të viteve 90-të ka ndërmjetësuar në konfliktin Kosovë – Serbi.
Sulmi ka ndodhur pasi aktivistja Vlerta Vdili ka bërë pyetje rreth vdekjes së Astrit Deharit duke hedhur akuza për vrasje.
Lajmi për sulmin është shpërndarë në rrjetet sociale nga aktivistë të Vetëvendosjes. Ndërkohë për sulmin ka rrëfyer edhe vetë ambasadorja në një postim në Facebook.
http://www.dailymotion.com/video/x5mqjan_vlora-citaku-sulmi-me-veze_news
Ky ishte postimi i Çitakut mbrëmë:
Sot kam qenë e ftuar në një bashkëbisedim nga Denver Women in International Security. Bashkë me Ambasadorin Christoper Hill sqaruam para studentëve dhe mysafirëve të shumtë situatën në Kosovë dhe Ballkan, rritjen e influencës Ruse dhe nevojën për rritjen e vëmendjes së SHBA-ve karrshi Kosovës dhe rajonit tonë. Bashkëbisedimi ishte shumë dinamik, dhe pati shumë pyetje interesante për rrolin e NATO-s, të drejtën ndërkombëtare, rrolin e gruas në proceset e shtetndërtimit etj. Nga fundi I bashkëbisedimit, një aktiviste shqiptare, u ngrit, më akuzoi se jam kriminele, vrasëse ( duke iu referuar vdekjes së Astrit Deharit ), pastaj akuzoi Ambasadorin Hill që po promovon kriminelët. Dhe në fund hodhi vezë në drejtimin tim. Vezët nuk e kanë vrarë kurrë askënd. Po fjalët vrasin. Sigurisht që ndjehem e lënduar nga ato fjalë të rënda, dhe nga ato shpifje pa krip. Është krejt normale të kemi mospajtime, por ato duhet të mbesin në nivelin e debatit, e asnjëhere në sulm e shpifje ndaj tjetrit.Kaq për sonte. Vlora
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...