Momenti i aksidentit ku mbeti e vdekur 7-vjeçarja në Ozdrim të Istogut

15:14 | 8 Janar 2020
Arbresh Info

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të martën në fshatin Ozdrim të Istogut. Në aksidentin e së martës ku u përfshin dy vetura, humbi jetën një vajzë shtatëvjeçare si dhe u lënduan dy persona.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar.

Pamjet nga aksidenti:

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Egjiptas, pasi që i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me veturën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, ndeshet me veturën tjetër. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore pësojnë dy drejtuesit dhe dy pasagjere femër K-Shqiptare dhe të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor, ku mjeku kujdestar konstaton se njëra nga viktimat femër ka ndërruar jetë”, ka njoftuar Policia e Kosovës, transmeton Telegrafi.Lexo po ashtu:Arrestohet i dyshuari për aksidentin me fatalitet në Ozdrim të Istogut

Ndryshe, numri i aksidenteve në Kosovë ka shënuar sërish ngritje, vetëm gjatë të martës ndodhën 27.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme