Koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) do ta dëshmojë përfundimisht nëse i ka apo jo votat ditën kur do të mbahet seanca konstituive më 3 gusht
Këtë të enjte mund të shihet qartazi nëse PAN-i ka bërë “pazare” apo jo me deputetët e partive të tjera për ta zgjedhur së pari kryetarin e Kuvendit e më pastaj për ta votuar Qeverinë, shkruan Zëri.
Përderisa përfaqësuesit e PAN-it shprehen të bindur se i kanë numrat për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit e për ta bërë Qeverinë, ata të “Vetëvendosjes” e të koalicionit LAA ritheksojnë se janë unikë sa i përket votës së tyre.
Ata madje kategorikisht thonë se nuk do ta votojnë as të nominuarin për kryeministër nga PAN-i Ramush Haradinajn e as kandidatin për kryetar të Kuvendit Kadri Veselin.
Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se po t’i kishte numrat PAN-i do t’i kishte formuar institucionet qysh moti. Megjithatë, sipas tyre, po që se një gjë e tillë ndodh dhe Qeveria formohet me rreth 61 deputetë, Kosova nuk do të ketë një qeveri aspak stabile.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...