Google ADS

Momente të vështira nga Thumana, të mbijetuarit rrëfejnë trishtimin

17:31 | 26 Nëntor 2019
Arbresh.info

Një tërmet i fuqishëm e ka goditur sot Shqipërinë në orët e hershme të mëngjesit, i cili po konsiderohet si më i fuqishëm në këto 30 vite.

Si pasojë e këtij tërmeti kanë humbur jetën dhjetëra qytetarë dhe janë lënduar qindra të tjerë.

Të mbijetuarit e këtij tërmeti kanë rrëfyer për arbresh.info momentet e tyre të vështira.

Njëra nga të mbijetuarat e tërmetit të sotëm në Shqipëri thotë se nën gërmadha i ka mbetur vajza e motrës për të cilën ende nuk kanë asnjë informacion nëse është gjallë apo jo.

“Kam brenda gocat e motës time, nuk e dimë se a janë gjallë apo jo. Prindërit janë larguar nga aty, tani janë në spital në Tiranë”, u shpreh ajo.

Një familjar tjetër thotë se brenda rrënojave ka gruan e djalit dhe nipin.

Ai rrëfen se në momentin e tërmetit djali i tij u hodh nga kati lartë, por që bashkëshortja e tij dhe djali kanë mbetur nën rrënoja dhe se nuk di asgjë për ta.

“Unë kam banuar në këtë pallat, djali i madh ka qëndruar këtu me familje. Ra ky tërmet shkatërroi pallatin ky ka qenë brenda, kur ka ndodhë tërmeti, ai u hodh nga kati lartë, kurse bashkëshorten e tij dhe djali janë nën rrënoja nuk e dimë asgjë”, u shpreh ai.

Momente të vështira rreth ngjarjes rrëfen edhe Mirushe Balavija, e cila kishte arritur t’i shpëtoj lëndimeve nga gërmadhat në banesën e saj.

“Isha zgjuar për momentin kur ndodhi goditja e parë, por kur ndodhi goditja më e madhe, më ka humbur kontrolli. Vajzën ma kishin zënë rrënojat, e kam larguar nga aty. Kam qenë në banesë në katin e parë. Vajza ishte në gjumë, e kishte përplasur goditja e tërmetit në një qosh. Kam marrë vajzën dhe dy çunat dhe kam dal, por vjehrrin nuk kam mundur ta gjej”, tha Balavijaj për arbresh.info

Kujtojmë se kërkimet për trupat e mbetur nën rrënoja janë duke vazhduar. Ndërkohë që janë të paktën edhe 10-15 persona që janë në rrënojat e hotelit./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/444032053195390/?v=444032053195390

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme