Molliqaj: VV po sillet sikur veriu i Kosovës nuk është pjesë e jona

15:10 | 4 Prill 2020
Arbresh.info

Mitrovica e Veriut, së bashku me komunat e tjera në veri, janë futën në karantinë për shkak të COVID-19, me urdhër direkt nga Beogradi. Lidhur me këtë ka reaguar, Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate

Molliqaj ka thënë se shqetësues është fakti që Albin Kurti dhe VV nuk e thanë as një fjalë për këtë gjë. “Kjo parti që proklamonte me zell idenë e bashkimin e Mitrovicës, ide mbi të cilën është rritur politikisht dhe me vota, sot zgjedh heshtjen përballë veprimeve të dëmshme të Serbisë”, ka shkruar Molliqaj.

Postimi i plotë i tij:

Mitrovica e Veriut, së bashku me komunat e tjera në veri, u futën në karantinë për shkak të COVID-19, jo nga institucionet e Kosovës por me urdhër direkt nga Beogradi. Ky është cënim i drejtpërdrejtë i sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Kosovës prandaj dhe është veprim i papranueshëm.

Çka është edhe më shqetësues është fakti që Kurti dhe VV nuk e thanë as edhe një fjalë për këtë gjë. Kjo parti që proklamonte me zell idenë e bashkimin e Mitrovicës, ide mbi të cilën është rritur politikisht dhe me vota, sot zgjedh heshtjen përballë veprimeve të dëmshme të Serbisë. VV tani po sillet sikur veriu i Kosovës nuk është as pjesë e jona, sikur qeveria e udhëhequr prej tyre nuk e ka për obligim që të ndërmerrë veprime për të parandaluar cënimin e integritetit e sovranitetit të Kosovës e në anën tjetër mundohet me çdo kusht të sabotoj dialogun me Serbinë i cili do të mund të ndalonte përfundimisht këto veprime të Serbisë.

Një sjellje e tillë e Serbisë është rrezikshme. Nën petkun e COVID-19, duke shfrytëzuar frikën e qytetarëve, Serbia po rrit ndikimin e autoritetin e saj mbi komunat e veriut. Neve na duhet një zgjidhje e përhershme kundrejt Serbisë prandaj dhe duhet të fillojmë negociatat që ta arrijmë këtë zgjidhje sa më shpejtë. Ndryshe, me veprimet e Serbisë dhe mosveprimin e Kosovës, nuk mund të quhemi as të pavarur e as sovran.

 

Të ngjashme