Molliqaj: Votuesit e rinj do ta bëjnë ndryshimin

00:16 | 15 Maj 2017
Trina Galanxhi

Dardan Molliqaj, sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, duke i besuar një studimi të KDI-së, ku në pyetjen e votuesve që votojnë për herë të parë, 27 për qind janë përgjigjur që zgjedhja e tyre është Lëvizja Vetëvendosje, ka shkruar në Facebook, se janë pikërisht ata që do të sjellin ndryshimin.

“Në këto zgjedhje, mijëra të rinj do të votojnë për herë të parë. Në mungesë të vendeve të punës, të rinjtë tanë po e lëshojnë vendin për të bredhur rrugëve të Evropës për një jetë më të mirë. Në një studim të bërë nga KDI para gjashtë muajsh, 27% e të anketuarve që do të votojnë për herë të parë deklaruan se do të votojnë për Lëvizjen Vetëvendosje”, ka shkruar Molliqaj.

“Më 11 qershor, këta të rinj do ta bëjnë ndryshimin e madh që i duhet Kosovës”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme