Molliqaj: Vetëvendosje nuk ka pasur kurrë shërbime sekrete

00:01 | 24 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se partia e tij nuk ka pasur kurrë shërbime sekrete.

“Shteti duhet të ketë shërbim sekret, e jo partitë politike”, ka theksuar ai në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini.

Ai ka folur edhe për rastin e sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, ky proces është i montuar dhe politik.

“Të gjithë dëshmitarët, njëzëri kanë deklaruar se i kanë detyruar që të nënshkruajnë deklaratat”, tha ai.

Sipas tij, ky rast kishte synim persekutimin e VV-së, që pastaj pati pasoja të mëdha të vdekjes së aktivistit Astrit Dehari.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme