Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Dardan Molliqaj e ka pranuar se Vetëvendosje është e gatshme që të bëjë koalicion me LDK-në pas zgjedhjeve të 11 qershorit.
Madje ai thotë se edhe do ta krijojnë qeverinë së bashku.
“Nëse ne do të fitojmë, sigurisht se nuk do ti fitojmë 51 për qind, do të dëshironim ti kishim 51 për qind, ne do të jemi shumë lartë, por jo 51. atëherë janë dy mundësi PDK-AAK-NISMA LDK-AKR-Alternativa. Ne besojmë që PDK duhet të paktën për një mandat të shkojë në opozitë. Asnjë herë nuk kemi thënë kurrë me PDK-në, por po themi që duhet një mandat të jetë në opozitë. Pastaj le të shohim. Kështu që mbetet objektivisht e pashmangshme LDK-ja por pa Isa Mustafën ashtu siç kemi thënë, për shkak se ka bërë dëme shumë të mëdha prej braktisjes së VLAN-it e deri te “Zajednica”, Demarkacioni, e pjesët e tjera të qeverisjes të cilat ne nuk mund t’i anashkalojmë. Dhe për këtë arsye kjo është zgjidhja të cilën ne e shohim e cila nganjëherë është edhe zgjidhje e imponuar sepse s’ka tjetër. Por, po nëse më pyet a dëshiron PDK-AAK-NISMA apo LDK-AKR-Alternativa, kur unë jam subjekti i parë i cili ndërtoj qeverinë, sigurisht që kjo është zgjidhja më e mirë në krahasim me tjetrin”, ka thënë Molliqaj në një intervistë për “Zërin”.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...